Ish-ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku, tha se Kosovës një ushtar i kushton 17 euro në ditë. Prandaj, sipas tij, kjo kosto e bën të pamundur që shërbimi ushtarak tani të jetë i detyrueshëm, shkruan Gazeta Sinjali.
Po ashtu, ai thotë se banorët e komunitetit serb do të refuzonin ftesën për shërbim ushtarak, çka sipas tij, do të krijonte tensione të panevojshme.
“Një ushtar kushton 17 euro në ditë dhe është shumë problem shërbimi i detyrueshëm ushtarak”, tha Çeku.
“S’mund të implementohet te ne në këto rrethana që i kemi. Në situatën reale që e kemi është shumë zor që serbët t’i përgjigjen ftesës për me shku me shërbyer në ushtri pa detyrim ligjor apo pa arrestim dhe shkakton tensione të panevojshme”, tha ai në televizionin publik.
Çeku thotë se ka ardhur koha për “shërbim vullnetar ushtarak”.
“Nuk është reale, nuk është e nevojshme dhe nuk është e kohës. Koha i ka skaduar shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Është koha për shërbim vullnetar ushtarak”, shpjegoi ai./GazetaSinjali/