image Kosovë – Greqi, këto janë kuotat e kompanive më të mëdha të basteve

Futboll

Kosovë – Greqi, këto janë kuotat e kompanive më të mëdha të basteve

news image

Kosova dhe Greqia do të zbresin në fushën e blertë sonte për t’u përballur në mes vete për herë të pestë, që prej pranimit të FFK-së në UEFA dhe në FIFA.

Dhe, si para çdo ndeshjeje tjetër, edhe këtë radhë kompanitë më të mëdha të basteve në botë i kanë bërë vlerësimet e të dy ekipeve dhe i kanë vendosur kuotat për fitoren e secilës Kombëtare dhe për barazimin eventual, në ndeshjen e vlefshme për Grupin 2, Liga C, në Ligën e Kombeve.

Këto kompani e favorizojnë Greqinë për ta fituar lojën që do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” duke filluar nga ora 20:45.

Ato e kanë vlerësuar me 2.30 deri në 2.35 fitoren e grekëve në kryeqytetin kosovar.

Ndërsa, fitorja e Kosovës vlerësohet nga 3.00 deri në 3.30, varësisht prej kompanive të basteve.

Ndërkaq, barazimi është kuotuar nga 2.80 e deri në 3.25.

/GazetaSinjaliSport/