image Kosovarja: Të veprojmë kundër “Amerikës terroriste” për shkak të vrasjes së “vëllait tonë” gjeneralit iranian

Kosovë

Kosovarja: Të veprojmë kundër “Amerikës terroriste” për shkak të vrasjes së “vëllait tonë” gjeneralit iranian

news image

Kosovarja Ikballe Huduti – Berisha, po e konsideron Amerikën terroriste për shkak të vrasjes së gjeneralit iranian, Qasem Soleiman, të cilit ajo ju ka referuar si “vëllai jonë”, raporton Gazeta Sinjali.

Madje ajo ka bërë thirrje që të veprohet menjëherë kudo që munden kundër “kriminelëve Amerikan”.

Nuk është e qartë platforma e komunikimit të Ikballe Hudutit – Berisha, me personat e tjerë, por një lexues ka dërguar fjalët e kosovares e cila ka gjetur mirëkuptim tek një person.

Bujar Rugova i përgjigjet pozitivisht kërkesës së kosovares. Ai thotë se është i gatshëm të sakrifikoj, duke iu bashkuar thirrjes së Ikballe Huduti – Berishës.

Por Ikballe Huduti – Berisha që është edhe themeluesja e një fondacioni fetar islamik në Kosovë që ishte deklaruar kundër Amerikës dhe Izraelit në vazhdimësi është mjaft aktive me shkrime në llogarinë sociale të saj në Faceboook.

Ajo ka reaguar disa herë për vrasjen e dy gjeneralëve; Qasem Soleiman dhe Ebu Mehdi Muhendisit.

 “Populli Irakian doli ne rrugët e Irakut menjëherë pas krimit amerikan, për të dënuar ashpër padrejtësinë që iu bë dy figurave eminente në Irak e Iran dy gjeneralve të tyre Gjeneral Sulejmani dhe Gjeneral Ebu Mehdi Muhendisi. Zoti i dhasht durimin ngase të mbysesh zotin e shtëpisë i ke mbyt tërë anëtarët e shtëpisë, e pastaj hakmarrja është obligim por nuk ka kufi”, ka  thënë ajo, raporton Gazeta Sinjali

Ikballe Hudati-Berisha poashtu ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Ramush Haradinaj, dhe kreun e diplomacisë në detyrë, Behgjet Pacolli, se  ata nuk mundin ta shfajqësojnë Amerikën që “mbyti një krijesë humane në Iran”.

Ajo rekomandon që problemet e tilla mes shtetesh të zgjidhen me negociata e “jo pa etikë siç bëjnë shtetet imperialiste gjakpirëse”

“E kam parasysh se liria e te shprehurit ndonjëherë ju kushton me pozita e me , por “fajësia” e dikujt nuk çfajsohet me mbytjen kriminale te nje krijese humane si Gjeneral Sulejmani, por duhet zgjidhur problemet me negociata kjo eshte etike njerezore qe nuk njeh imperializmi gjakpirës”, ka shkruar ajo.

Ikballe Huduti-Berisha ka thënë se Qasem Soleimani nuk do të vdes kurrë.

 “Njerezit si ti nuk vdesin, por te vdekurit qe ecin mbi toke e qe mbajne gjak kriminile ata janë te vdekur por vetëm frymojnë për tu turpëruar vet dhe kombin e vet kriminel”, ka shkruar Huduti-Berisha.

Qasem Soleimani ishte gjeneral i lartë në Trupat e Rojeve Revolucionare të Iranit dhe nga viti 1998 ishte komandant i forcave Kuds, të cilat janë kryesisht përgjegjëse për operacionet e jashtme dhe klandestine. Ai e kishte filluar karrierën ushtarake në luftën mes Iranit dhe Irakut në vitet e tetëdhjeta, kur kishte shërbyer si komandant i Divizionit të 41-të. Më vonë, ai u angazhua në operacione të jashtme, duke ofruar ndihmë ushtarake për Hezbollahun në Liban.

Në vitin 2012, Soleimani i ofroi ndihmë edhe qeverisë së diktatorit sirian, Bashar Al Assad, i cili është aleat i rëndësishëm i Iranit. Ai dha asistencë edhe për forcat shiite në Irak, të përkrahura nga Tehrani.

Soleimani u vra nga një sulm me dron nga forcat amerikane më 3 janar, përderisa ishte duke udhëtuar me një veturë afër aeroportit të Bagdadit. Përpos tij, në këtë sulm mbetën të vrarë edhe disa pjesëtarë irakianë të Forcave Popullore të Mobilizimit. Në pozitën e tij tashmë është emëruar gjenerali Esmail Ghaani. /Gazeta Sinjali/