Një kosovar që jeton e vepron në shtetin suedez është duke bërë një punë të veçantë dhe mjaftë domethënëse në këto ditë, kur e gjithë bota po përballet me pandeminë Covid-19.
Është ky Arsim Llugolli, që ka filluar përgatitjen e 300 copë maska mbrojtëse për personelin e spitalit të Stokholmit.
Ai përmes një statusi në facebook ka thënë se tani është shumë e rëndësishme që të kujdesemi për personelin mjekësor.
“Pas shumë ditëve planifikim me design filloi edhe prodhimi,
krenar me stafin Gentjana Myslym Hoxha, Remzi Jashari. Kujdes PO, Panik JO”, ka shkruar ai në facebook./ Gazeta Sinjali/