image Kosovari la gruan matanë kufirit pasi nuk i kishte tri doza të vaksinës

Sociale

Kosovari la gruan matanë kufirit pasi nuk i kishte tri doza të vaksinës

news image

Qytetarët që kalojnë kufirin Kosovë-Shqipëri janë shprehur të pakënaqur me masat e reja të Qeverisë së Kosovës.

Në pikën kufitare në Morinë gjashtë korsi janë të hapura për të hyrë e për të dalë nga Kosova, mirëpo në asnjërën nuk ka vetura.

Edhe disa prej atyre që ia mësyjnë Kosovës, detyrohen të kthehen nga kanë ardhur.

Krejt kjo vie nga një vendim i Qeverisë së Kosovës, ku bëhet e obligueshme posedimi i tri dozave të vaksinës për të hyrë në Kosovë.

Por kjo masë e ekzekutivit kosovar, nuk po mirëpritet nga shtetasit e Shqipërisë.

Megjithatë kishte edhe prej tyre të imunizuar me dozën e tretë.

Një qytetar i Kosovës që është i martuar në Shqipëri thotë se u detyrua të udhëtonte pa gruan e tij.

Unë edhe ky i kemi tri doza. Është problem, tepër problem. Shoqja nuk e ka asnjërën dozë. Unë shoqen e kam andej, këndej s’mundem me e qit”, tha ai.

/GazetaSinjali/