Një aksident fatal ka ndodhur gjatë mëngjesit të sotëm në Reps të Mirditës në Shqipëri.
Një shtetas kosovar me inicialet B.R. e ka goditur me veturë për vdekje një këmbësore, shkruan Gazeta Sinjali
Njoftimi i Policisë:
Lezhë/Informacion paraprak
Sot rreth orës 07:30 në fshatin Reps, Mirditë, mjeti me drejtues shtetasin B.R., banues Kosovë, ka aksidentuar shtetasen këmbësorë D.R., e cila ka gjetur vdekjen.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes. /Gazeta Sinjali