image Kosovari dënohet me tri vjet burgim për terrorizëm

Drejtësi

Kosovari dënohet me tri vjet burgim për terrorizëm

news image

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit K.D., për shkak të veprës penale “Organizimi dhe pjesëmarrje në grup terrorist”, shkruan Gazeta Sinjali.

I akuzuari K.D. është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej tri vite e tetë muaj, dënim të cilin do ta vuan në afat prej 15 ditësh pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, ndërsa koha e kaluar në paraburgim nga data 17 korrik 2021 e tutje, do ti llogaritet në dënimin e shqiptuar.

Të akuzuarit i është vazhduar masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, por jo më shumë se dënimi i shqiptuar me Aktgjykimin e Gjykatës Themelore.

/GazetaSinjali/