image Kosovarët shumë më të interesuar për integrim në BE sesa serbët

Politikë

Kosovarët shumë më të interesuar për integrim në BE sesa serbët

news image

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) ka mbajtur një konferencë shtypi me rastin e lansimit të dy raporteve të fundit në serinë e publikimeve të dala nga anketa e kryer nga QKSS-ja “Barometri kosovar i sigurisë”.

Sipas këtij raporti, 92 për qind e qytetarëve të Kosovës janë për integrimin e shtetit të tyre në Bashkimin Evropian.

Ndryshe nga Kosova, vetëm 43 për qind e të anketuarve serbë e mbështesin integrimin e Serbisë në BE.

Për dallim nga Kosova, vetëm 43 për qind e të të anketuarve serbë e mbështesin integrimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.

“Edhe pse Kosova është përkrahëse e madhe për integrim në Bashkimin Evropian, qytetarët kanë vërejtur se BE-ja aplikon standarde të dyfishta sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave”, ka thënë Plator Avdiu nga QKSS-ja.

“Sipas të të anketuarve, prioriteti i parë për integrimin e Kosovës në BE është luftimi i korrupsionit.”/Gazeta Sinjali/