image Kosovarët shpëtuan turizmin në Shqipëri, ishin turistët kryesorë vitin e kaluar

Shqipëri

Kosovarët shpëtuan turizmin në Shqipëri, ishin turistët kryesorë vitin e kaluar

news image

Se qytetarët e Kosovës janë shumë të rëndësishëm për të ardhurat nga turizmi për Shqipërinë është vërtetuar përsëri.

Kjo pasi që Instituti i Statistikave të Shqipërisë ka bërë të ditur se vitin e kaluar Shqipëria u vizitua nga 2.6 milionë qytetarë të Kosovës, të cilët përbëjnë 46 për qind të ardhjeve totale, raporton A2.

Pas Kosovës renditen Maqedonia e Veriut, Greqia dhe Italia.

Por pavarësisht pandemisë, të shumtë kanë qenë shqiptarët që kanë udhëtuar jashtë vendit, jo vetëm për turizëm, por edhe për qëllime të tjera.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se gjatë viti që lamë pas, 4.2 milionë shqiptarë kanë dalë jashtë vendit nga 2.9 milionë në vitin 2020. /GazetaSinjali/