Mosmarrëveshjet në trafik të cilat shumë herë përfundojnë në rrahje, nuk janë të rralla në Kosovë. Një rast i tillë ka ndodhur edhe dje në Prizren, ku një person dyshohet se e ka sulmuar një person tjetër për shkak të trafikut.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në rrugën “Ekrem Rexha”, në Prizren, rreth orës 16:25. Lëndime trupore ka pësuar viktima, i cili ka marrë trajtim mjekësor.
Përveç në trafik, shoferët kosovarë shumë herë kapen edhe për parkingje. Një mosmarrëveshje rreth parkimit të veturave ka ndodhur dje në Prishtinë, me ç’rast një person është sulmuar fizikisht dhe është kërcënuar nga një i dyshuar.
Lidhur me këtë rast, prokurori ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje për 48 orë.