image Fluks i madh i kosovarëve drejt bregdetit shqiptar, kjo është gjendja në pikat kufitare

Kosovë

Fluks i madh i kosovarëve drejt bregdetit shqiptar, kjo është gjendja në pikat kufitare

news image

Ditët e fundit të gushtit është shënuar një fluks i jashtëzakonshëm i hyrjeve në Shqipëri nga qytetarët e Kosovës që kishin destinacion bregdetin shqiptar.

Radhë kilometrike janë vërejtur sot që në orët e para të mëngjesit në segmentin Morinë–Kukës.

Radhët ende vazhdojnë në këtë segment.

Mijëra qytetarë nga Kosova me automjetet e tyre dhe autobusë  po i drejtohen bregdetit shqiptar.

Radha e gjatë është edhe segmenti Morinë-Kukës tek Ura e Drinit të Zi, për shkak të fluksit të madh të mjeteve që po shkojnë në bregdet, shkruan abcnews. Kujtojmë se në Morinë nuk ka kontrolle kufitare sipas marrëveshjes se dy qeverive.

/GazetaSinjali/