image Kosovarët merakli të alkoolit në festa, nën ndikimin e tij rrahën gratë, fëmijët dhe familjarët e tjerë

Siguri

Policia/ Kosovarët merakli të alkoolit në festa, nën ndikimin e tij rrahën gratë, fëmijët dhe familjarët e tjerë

news image

Viti i Ri ka nisur dhunshëm për disa familje kosovare. Mbase kanë konsumuar alkoolin për ta mbajtur nivelin e disponimit, nën ndikimin e tij një burrë në Fushë-Kosovë ka rrahur të dashurën e tij dhe ka demoluar shtëpinë, një në Gjilan e ka bërë për spital gruan dhe djalin e tij ndërsa një tjetër në Pejë ka sulmuar fizikisht vëllaun.

Dhunë në familje, më 1 janar, ka pasur edhe në Prishtinë. Një burrë ka rrahur gruan e tij, pas një mosmarrëveshje.  

“Rr. Trepça, Prishtinë 01.01.2020-00:30.  Viktima femër ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull. I njëjti është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, njofton policia, transmeton Gazeta Sinjali.

Një tjetër në Fushë-Kosovë nën ndikimin e alkoolit ka rrahur të dashurën e tij dhe ka demoluar shtëpinë. Pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Fushë Kosovë 01.01.2020 00:05. Ankuesja femër K/Rome, ka raportuar se i dashuri i saj, i dyshuari mashkull K/Ashkali, nën ndikim të alkoolit, e ka sulmuar  fizikisht si dhe e ka demoluar shtëpinë. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.

Ndërsa, gjilanasi nën ndikimin e alkoolit e ka bërë për spital gruan dhe djalin e tij.

“Gjilan 01.01.2020-05:00.  Është arrestuar i dyshuari mashkull pasi që i njëjti (në gjendje të dehur) ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj djalit dhe bashkëshortes së tij-viktimave mashkull përkatësisht femër.  Viktima mashkull ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Dhunë familjare ka shkaktuar alkooli edhe në Pejë. Në një familje atje, vëllau ka sulmuar vëllaun.

“Pejë 01.01.2020-01:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull i cili nën ndikim të alkoolit, kishte sulmuar vëllain e tij. Me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari është ndaluar në ndalim policor”, bëhet e ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës. /Gazeta Sinjali/