image Kosovarët ia mësyejnë Shqipërisë, kolona të gjata në Rrugën e Kombit

Shqipëri

Kosovarët ia mësyejnë Shqipërisë, kolona të gjata në Rrugën e Kombit

news image

Kosovarët vazhdojnë që destinacionin kryesor për pushime ta kenë Shqipërinë, ku gjatë paradites së sotme lëvizja në Rrugën e Kombit është paraqitur e rënduar, shkruan Gazeta Sinjali.

Duke shfrytëzuar motin me diell dhe temperaturat e larta, ata kanë vendosur që të kalojnë këto ditë pranë bregdetit.

Disa javë më parë, qeveria e Kosovës, vendosi si masë kufizuese anti Covid, kalimin e kufirit, vetëm më testin negativ PCR të koronavirusit.

Kjo pengonte qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës të udhëtonin lirshëm drejt dy shteteve. Megjithatë, Kosova doli me një vendim të dytë, ku theksohet se nuk është nevojë për testin negativ, për të kaluar kufirin.

Ndërkohë, Shqipëria ka dalë nga lista e kuqe e vendeve, që paraqesin risk të lartë të pandemisë COVID-19./Gazeta Sinjali/