image Kosovare Asllani viziton Kosovën për nder të Ditës së Pavarësisë

Futboll

Kosovare Asllani viziton Kosovën për nder të Ditës së Pavarësisë

news image

Futbollisjta me famë botërore, Kosovare Asllani ka mbërritur për vizitë në Kosovë në kuadër të shënimit të 15-vjetorit të Pavarësisë.

Ajo ka ardhur nën epitetin e Ambasadores së Shpresës së Mirë të UNICEF-it, teksa në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë është pritur nga presidenti Agim Ademi, bashkë me babain e Kosovares, Naset Asllani.

Duke i dëshiruar mirëseardhje në atdhe, presidenti Ademi i shprehu mirënjohjen e tij dhe të komunitetit të futbollit kosovar për prezantimin e saj dinjitoz të vendit të saj të origjinës kudo në botë përmes futbollit.

Kreu i FFK-së theksoi se vet emri i Kosovares ka bërë që të prezantohet vendi ynë në mënyrën më të mirë, derisa tha se ajo është shndërruar në model për vajzat dhe gratë kosovare por jo vetëm, falë paraqitjeve të saj dinjitoze në fanellën e Real Madridit, Milanit dhe Kombëtares së Suedisë.

Nga ana e saj, Kosovare Asllani shprehu mirënjohjen e saj për presidentin Ademi dhe FFK-në për mikpritjen e ngrohtë në këtë ditë të veçantë, duke i uruar atij dhe tërë popullit Ditën e Pavarësisë së Kosovës.

Ajo theksoi se është shumë e lidhur me Kosovën dhe shprehu dëshirën që ndeshja përmbyllëse e karrierës të jetë pikërisht ajo ndërmjet Kosovës dhe Suedisë, për çka presidenti Ademi i premtoi se kurdo që vjen ajo ditë, FFK do të jetë e gatshme të organizojë një ndeshje të tillë.

Gjithashtu, Kosovarja u shpreh e gatshme që në të ardhmen përvojën dhe kontributin e saj ta japë edhe si përzgjedhëse e Kosovës.

/GazetaSinjaliSport/