image Kosova vazhdon rrugën për Euro2020, Mali i Zi largohet kokëulur nga “Fadil Vokrri”

Kosovë

Sport/ Kosova vazhdon rrugën për Euro2020, Mali i Zi largohet kokëulur nga “Fadil Vokrri”

news image

Me dy gola epërsi Kosova ka shënuar fitore ndaj Malit të Zi. Dy golat u shënuan në pjesën e parë, ndërsa Kosova kishte shumë mundësi për gol, por që nuk u konkretizuan në gol.

Vedat Muriqi, Milot Rashica dhe Florent Hadergjonaj kishin mundësi që të realizonin edhe më shumë gola. Ndërsa, mundësi të mirë patën edhe Herolind Shala e Mërgim Vojvoda.

Golin e parë e shënoj Amir Rrahmani pas një rivënie nga këndi. Ndërsa golin e dytë e realizoj Vedat Muriqi pas një kundërsulmi të shpejtë të Kosovës dhe një reagimi jo të mirë të portierit.

Kosovës i duhet të fitojë gjithsesi ndeshjen kundër Çekisë si mysafirë për të shpresuar në kualifikim në Euro2020./Gazeta Sinjali/