Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka uruar Izraelin në Ditën e Pavarësisë.
Në njoftimin e MPJD-së thuhet se mezi presin që të forcojnë partneritetin dhe bashkëpunimin mes Kosovës dhe Izraelit.
“Urime popullit të Izraelit me rastin e Ditës së Pavarësisë! Republika e Kosovës është e lumtur që ju ka partner dhe mik. Ne mezi presim të forcojmë partneritetin dhe bashkëpunimin tonë midis vendeve tona”.