Kosova ka uruar shtetin e Gjermanisë për përvjetorin e 31 të Bashkimit.
Në një postim në Twitter Republika e Kosovës ka shkruar se “Bashkimi i Gjermanisë në vitin 1990 ishte një nga momentet më të lumtura në historinë evropiane”.
Tutje është thënë se “Vetëvendosja dhe liria nuk mund të shtypen kurrë në planin afatgjatë”.
“Republika e Kosovës i uron Republikës Federale të Gjermanisë ditën festive të unitetit gjerman! Bashkimi i Gjermanisë në 1990 ishte një nga momentet më të lumtura në historinë evropiane. Vetëvendosja dhe liria nuk mund të shtypen kurrë në planin afatgjatë“./GazetaSinjali/