Kombëtarja e Kosovës në grupmoshat U19 është eliminuar nga faza e parë kualifikuese për Kampionatin Evropian.
‘Dardanët’ janë mposhtur nga Polonia me rezultat përfundimtar 0-2. Golat për Polonin i shënuan Pinchard dhe Williams.
Kosova renditet në vendin e katërt me një pikë pas tri ndeshjeve të zhvilluara në grupin e 5.
Pikën e vetëm Kosova e ka marrë në ndeshjen kundër Rusisë, duke barazuar 1:1 në xhiron e parë./Gazeta Sinjali/