image Kosova U17 pëson disfatë në miqësore nga Turqia U18

Futboll

Kosova U17 pëson disfatë në miqësore nga Turqia U18

news image

Kombëtarja e Kosovës U17 sot e ka zhvilluar ndeshjen e parë miqësore me Kombëtaren e Turqisë U18, në kuadër të përgatitjeve për Elite Round, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2022.

Dardanët U17 pësuan humbje pavarësisht paraqitjes së mirë që patën, me rezultat 1:0.

Të përzgjedhurit e Arsim Abazit nuk arritën të konkretizojnë rastet që kishin, veçmas në pjesën e dytë kur u liruan nga presioni dhe shfaqën lojë dukshëm më të mirë.

Megjithatë, mysafirët të cilët ishin një gjeneratë më e madhe, në periudhën kur Dardanët bënin përpjekje për të gjetur rrugën e golit, arritën të zhbllokojnë shifrat pas një korneri të shkurtër në minutën e 80-të, kur realizoi Yaşar Kavas.   /Gazeta Sinjali Sporti/