image Kosova u bashkohet shteteve që po kërkojnë evakuim të sigurt nga Afganistani

Kosovë

Kosova u bashkohet shteteve që po kërkojnë evakuim të sigurt nga Afganistani

news image

Kosova i është bashkuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe partnerëve të saj, në deklaratën ku sigurohet se të gjithë qytetarët e huaj dhe afganët që kanë punuar me entitetet e huaja, do të mund të largohen nga Afganistani.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar një deklaratë të përbashkët ku bëjnë pjesë disa shtete, përshirë Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, ku thuhet se talebanët kanë dhënë garanci se të gjithë ata që duan të largohen nga vendi, do të mund ta bëjnë këtë gjë lirshëm.

“Ne jemi të përkushtuar për të siguruar që qytetarët tanë, shtetasi banorët, punëtorët, afganët që kanë punuar me të gjithë ne dhe ata që janë në rrezik të mund të udhëtojnë lirshëm në destinacionet jashtë Afganistanit. Ne kemi marrë garanci nga talebanët se të gjithë shtetasit e huaj dhe çdo qytetarë afganë që ka autorizim nga shtetet tona, të lejohet që të largohet jashtë vendit. Ne do të vazhdojmë të lëshojmë dokumente udhëtimi për afganët e caktuar dhe ne kemi pritshmëri për zotimet e dhëna nga talibanët se ata mundtë udhëtojnë në shtetet tona respektive”, thuhet në deklaratën e DASH-it.

Kosova po pret që të strehojë përkohësisht rreth 2.000 afganë, të cilët kanë punuar me forcat amerikane dhe ato të NATO-s.

SHBA-ja po vazhdon evakuimet nga aeroporti i Kabulit dhe ka thënë se evakuimet do të ndodhin deri më 31 gusht, kur është edhe afati i fundit për t’u larguar trupat e huaja nga Afganistani.

Më herët, talebanët u kishin bërë thirrje shtetasve afganë, që kanë punuar me trupat e huaja, që të mos largohen, duke iu garantuar sigurinë e tyre, raporton REL.

Por, mijëra afganë ia kanë mësyrë aeroportit të Kabulit nga frika e hakmarrjes së talebanëve, të cilët morën kontrollin e kryeqytetit afgan, Kabul, më 15 gusht. /GazetaSinjali/