Michael Nees, përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës U21, e ka publikuar listën e futbollistëve për dy ndeshjet kualifikuese të tetorit kundër Republikës së Çekisë.
Takimi i parë do të zhvillohet më 7 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 19:00, shkruan Sinjali Sporti. Ndërsa ndeshja e dytë do të luhet më 12 tetor në Ceske Budojevice në orën 18:00.
Dardanët U21 do të grumbullohen të hënën në hotel “Sheraton”, kur edhe do ta zhvillojnë edhe stërvitjen e parë në orën 15:00, në kompleksin e FFK-së në Hajvali.
Kosova U21 bën pjesë në Grupin G të kualifikimeve të Evropianit 2023, derisa pas dy ndeshjeve të zhvilluara ka një fitore (me Andorrën) dhe një humbje (me Anglinë).