image Kosova synon t'ia bëjë 'sefte' sonte ndaj Greqisë, për të synuar lidershipin e grupit

Futboll

Kosova synon t’ia bëjë ‘sefte’ sonte ndaj Greqisë, për të synuar lidershipin e grupit

news image

Kosova do ta zhvillojë sonte duelin e fundit të grupit në edicionin e ri të Ligës së Kombeve.

Dardanët do ta vizitojnë Greqinë, në duelin e vlefshëm për Grupin 2 të Ligës C.

Për Kosovën kjo ndeshje mund të konsiderohet ‘jetike’, për fatin e grupit të liderit.

Greqia ndodhet në pozitën e parë me 9 pikë, ndërkohë që Kosova ndodhet e dyta me 6 pikë, teksa me një fitore potenciale të Dardanëve, do të barazoheshin me pikë.

Kosova synon t’ia bëjë ‘sefte’ sonte ndaj Greqisë, pasi është pa fitore në të gjitha pesë përballjet paraprake.

Në pesë takimet e mëparshme, Kosova numëron tre barazime dhe dy humbje.

Sidoqoftë, Kosova për këtë duel do të jetë e hendikepuar pa gjashtë futbollistë, pesë nga të cilët u shfaqën në humbjen ndaj Greqisë javën e kaluar.

Kosova është vendosur me katër në prapavijë, por ka vetëm tre mbrojtës në dispozicion dhe Giresse duhet të gjej një zgjidhje se kush do të mbulojë në krahun e djathtë.

Ibrahim Dresevic, Betim Fazliji, Lirim Kastrati do të jenë të suspenduar për këtë ballafaqim, ndërkohë Mergim Vojvoda, Benjamin Kololli, Edon Zhegrova nuk kanë udhëtuar në Greqi shkaku i lëndimeve.

Dueli fillon nga ora 20:45.

/GazetaSinjaliSport/