Kombëtarja e Kosovës sot luan ndeshjen më të vështirë të grupit, shkruan Sinjali Sport.
Dardanët janë nikoqir të Spanjës me fillim nga ora 20:45, në “Fadil Vokrri”.
Kosova vije pas dy ndeshjeve të shtatorit ku renditi 4 pikë, një fitore në Gjeorgji dhe një barazim ndaj Greqisë, derisa mysafirët humbën nga Suedia dhe e mposhtën Gjeorgjinë.
Ky ballafaqim është shumë i rëndësishëm për vendasit, pasi që në rast të humbjes do të shuhen ëndrrat për një kualifikim të mundshëm.
Të përzgjedhurit e Challandes janë në pozitën e 3 me katër pikë, kurse furia e kuqe kryeson në grup me 10 pikë.
Dardanët janë pa Besar Halimin dhe Lirim Kastratin të suspenduar, derisa është ftuar për këtë takim mesfushori i Dritës, Muharrem Jashari. /Gazeta Sinjali Sporti/