Kosova do ta nënshkruajë sot Marrëveshjen për Tregti të Lirë me Britaninë e Madhe.
Lajmin e ka kofirmuar për Gazetën Sinjali edhe ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala.
Marrëveshja do të nënshkruhet nga ministri në detyrë, Endrit Shala dhe ambasadori i Britanisë në Kosovë, Nicholas Abott.
Kjo marrëveshje hyn në kuadët të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) me Bashkimin Evropian (BE), e nënshkruar në tetor të vitit 2015, e e cila hyri në fuqi nga 1 prilli i vitit 2016.
Marrëveshja parashihet të kontribuojë në drejtpeshimin e ekonomive ndërmjet dy vendeve, duke përfshirë marrëdhëniet tregtare dhe investimet. /Gazeta Sinjali/