Sot, Kosova do t’i mësojë kundërshtarët ne edicionin e tretë 2022/2023, në Ligën e Kombeve, në shortin që do të hidhet në orën 18:00 në Nyon të Zvicrës, shkruan Sinjali Sport.
Kosova është në Ligën C ku ishte promovuar pas edicionit të parë në vitin 2019/2020.
Turqia, Sllovakia, Bullgaria ose Irlanda Veriore do të jetë një nga kundërshtarët e Kosovës në vazon e parë. Ndërsa në vazon e dytë mund të jetë Greqia, Bjellorusia, Luksemburgu ose Maqedonia e Veriut.
ë vazon e katërt janë Ishujt Faroe, Gjibraltari dhe njëra mes Kazakistanit apo Moldavisë dhe Qipros apo Estonisë.