Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll sonte e fillon aventurën në kualifikimet për Botërorin e vitit 2021.
“Dardanët” do t’i zhvillojnë tri ndeshje në fazën e parë kualifikuese që nga dita e sotme (e premte) deri ditën e diel.
Kosova ndeshjen e parë do ta zhvillojë sonte në ora 20:00 kundër Italisë.
Përfaqësuesja e Kosovës të enjten ka mbërritur në Itali, ku ka zhvilluar edhe një seancë stërvitore para këtyre ndeshjeve,
Përzgjedhësi Taip Ramadani shpreson që ekipi i tij të kalojë në fazën e dytë kualifikuese.
“Synimi në Itali është të kalojmë në fazën e dytë të kualifikimeve. Kemi ekip kualitativ që është në ngritje të vazhdueshme. Më nuk duhet të kënaqemi vetëm me paraqitje dinjitoze. Duhet të jemi ambicioz, të luftojmë të barabartë me çdo ekip dhe të besojmë në aftësitë tonë”, citohet të ketë thënë Ramadani./Gazeta Sinjali/