image Kosova solidarizohet me Shqipërinë, në Prishtinë mblidhen ndihma për të mbijetuarit e tërmetit

Kosovë

Përkrahje/ Kosova solidarizohet me Shqipërinë, në Prishtinë mblidhen ndihma për të mbijetuarit e tërmetit

news image

Kosova po solidarizohet me vëllezërit dhe motrat shqiptare që kanë pësuar sot nga tërmeti shkatërrues me fuqi prej 6.4 shkallë të Rihterit i cili goditi Shqipërinë dhe disa tërmete të tjera me shkallë më të ulët.

Në kuadër të solidarizimimit dhe me qëllim për t`i dalë në ndihmë shqiptarëve të Shqipërisë për ta përballuar këtë situatë edhe grupi i simpatizantëvë “Plisat” ka organizuar një aktivitet në qendër të Prishtinës.

Të rinjtë nga ky grup po mbledhin batanije, veshëmbathje dhe gjëra të tjera nga banorët në kryeqytet të cilat po vendosin në këtë autobus i cili ka për destinim Shqipërinë.

“Dhimbja e secilit shqiptar, është dhimbje e secilit prej neve d.m.th duhet ta ndjejmë dhimbjen e përbashkët. Aksioni ynë ka nisur sot në orët e hershme të mëngjesit dhe do të vazhdojë deri në mbrëmje. Ky askion do të jetë edhe ditëvë në vijim” ka thënë përfaqësuesi i këtij grupi, shkruan Gazeta Sinjali.

Tërmetet që goditën Shqipërinë sidomos ai me fuqi 6.6 shkallë të rihterit shkaktoi humbjen e rreth 20 personave dhe plagosjen e qindra të tjerëve teksa shumë qytetarë shqiptarë mbetën pa kulm mbi kokë. / Gazeta Sinjali/