Kosova është një nga vendet me ngritjen më të madhe në botë në bazë të renditjes së re të FIBA-s.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Federata e Basketbollit të Kosovës, përmes një shkrimi të publikuar në faqen e tyre.
Kosova ka përparuar 21 vende në renditjen e FIBA-s, pas përfundimit të Kampionatit Botëror në Kinë.
Sipas listës së publikuar, Kosova ndodhet në vendin e 69-të (duke përfshirë edhe gjeneratat e reja). Dardanët kanë grumbulluar 124 pikë.
Kosova kishte ngritjen më të madhe nga shtetet evropiane, duke u ndjekur nga Qipro +15, Republika e Çekisë +14, Polonia +12 dhe Luksemburgu +11.
Ndërsa, sa i përket renditjes për Evropë, Kosova ndodhet në vendin e 37-të./Gazeta Sinjali/