Në stadiumin “Estadio La Cartuja de Sevilla” të Sevillës është duke u zhvilluar ndeshja Spanjë – Kosovë, në kuadër të kampanjës së kualifikimeve për botërorin 2022, shkruan Gazeta Sinjali Sport.
Besar Halimi shënoi golin e parë të Kosovës kundër Spanjës, në minutën e 70-të.
Rezultati aktual në Sevilla tani është 2-1 për nikoqirët.
Golin për epërsinë e Spanjës (1-0) e shënoi Dani Olmo në minutën e 34-të, ndërsa golin e dytë për nikoqirët e shënoi Ferran Torres në minutën e 36-të./Gazeta Sinjali Sporti/