image Kosova renditet e pesta në mesin e 50-të destinacioneve të njohura turistike

Travel

Kosova renditet e pesta në mesin e 50-të destinacioneve të njohura turistike

news image

Në mesin e 50-të destinacioneve për t’i vizituar gjatë 2023, Kosova renditet në vendin e pestë, sipas udhërrëfyesit online Travel Lemming (Udhërrëfyes i udhëtimit me 6 milionë lexues).

Kosova është renditur në vendin e pestë dhe është cilësuar si perlë e fshehur e Evropës.

“Ndër perlat e fundit të fshehura të Evropës, vendi më i ri i kontinentit është i përballueshëm, magjepsës dhe shtëpia e disa vendasve tepër miqësorë”, shkruhet në udhërrefyesin online.

Tutje, ata tregojnë se çfarë e karakterizon Kosovën: Brenda vendit do të gjeni peizazhe malore mahnitëse, një kulturë të lulëzuar kafenesh, xhami dhe kisha historike, kuzhinë intriguese dhe më shumë flamuj amerikanë sesa në SHBA.

Koha ideale për ta vizituar është gjatë periudhës së muajve maj-shtator.

Dhe qytetet kryesore për t’i vizituar janë Prishtina, Peja dhe Prizreni.

/GazetaSinjali/