image Kosova prezanton fanella të tjera speciale për ndeshjen kundër Anglisë

Futboll

Sport/ Kosova prezanton fanella të tjera speciale për ndeshjen kundër Anglisë

news image

Pas fanellës speciale që Dardanet do ta veshin ndaj Republikës Çeke, kompania 14 Fourteen që përkujdeset për rekuizitat e Kosovës ka publikuar edhe fanellën tjetër speciale, atë për ndeshjen ndaj Anglisë.

Këtë fanellë lojtarët e Kosovës do ta bartin gjatë ndeshjes, të cilën e luajnë ndaj Anglisë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ndeshja zhvillohet me 17 nëntor, dhe është e fundit e Kosovës në ciklin eleminator në fazën e grupeve. Kosovës i duhet fitore ndaj Çekisë si mysafire dhe sa paku një barazim ndaj Anglisë në “tempullin e pamposhtur” për të prekur ëndrrën e Euro 2020./Gazeta Sinjali/