image Kosova pranon urime edhe nga presidentët e Maltës, Malit të Zi, Estonisë dhe Kroacisë

Kosovë

Kosova pranon urime edhe nga presidentët e Maltës, Malit të Zi, Estonisë dhe Kroacisë

news image

Kosova ka pranuar urime nga krerët e shteteve të ndryshme me rastin e 14-vjetorit të pavarësisë.

Së fundmi, presidentja Vjosa Osmani ka pranuar telegrame urimi edhe nga disa shtete të tjera.

Në urimin dërguar, presidenti i Maltës, George Vella, ka përmendur marrëdhëniet e shkëlqyeshme dypalëshe, duke premtuar vazhdimin e mbështetjes ndaj Kosovës.

Si një përkrahëse e madhe dhe mbështetëse e përkushtuar e zgjerimit të BE-së, Malta vazhdon të ofrojë mbështetjen dhe inkurajimin e saj konstruktiv për Kosovën, ndërsa vazhdon me zbatimin e reformave dhe përafrimin e institucioneve të saj qeverisëse me parimet dhe vlerat thelbësore të BE-së, në përpjekjen e saj drejt integrimit në BE”, thuhet në telegramin e Presidentit Vella.

Presidenti i Malit të Zi, Milo Đukanoviq në urimin  tij ka theksuar se shteti i tij dhe Kosova e ndajnë vizionin e përbashkët për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Jam i bindur që miqësia, dialogu i hapur dhe besimi që karakterizojnë marrëdhëniet ndërshtetërore mes Malit të Zi dhe Kosovës, do të vazhdojë të inkurajojnë intensifikimin dhe përmirësimin e cilësisë së bashkëpunimit tonë dypalësh”, thuhet në telegramin e tij.

Telegram urimi për ditën e shtetit të Kosovës, Osmani ka marrë edhe nga Mbreti i Arabisë Saudite, Salman Bin Abdulaziz Al Saud.

Me rastin e Ditës së Pavarësisë së vendit tuaj, kam kënaqësi të madhe që t`i shpreh ekselencës suaj urimet e mia të përzemërta, duke ju dëshiruar Juve lumturi dhe shëndet të mirë dhe përparim te mëtutjeshëm dhe prosperitet të Qeverisë dhe popullit mik të Republikës së Kosovës”, thuhet në telegramin e mbretit Salman Bin Abdulaziz Al Saud.

/GazetaSinjali/