Ka përfunduar pjesa e parë në “Fadil Vokrri” mes Kosovës dhe Irlandës Veriore.
Kosova po udhëheq me rezultat 2-1 pas pjesës së parë.
Dardanët ishin afër që të mbyllin 45 minutëshin e parë me avantazhin e dy golave, megjithatë pësuan në fund të pjesës.
Golat për Dardanët u shënuan nga Vedat Muriqi në minutën e 8-të nga penalltia, kurse tjetri erdhi nga Zymer Bytyqi në minutën e 20-të.