Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll në konkurrencën e meshkujve, ka pësuar humbje në ndeshjen e parë të fazës së parë kualifikuese për Botërorin 2023.
Kosova pësoi humbje me rezultat të ngushtë në udhëtim te Turqia.
Ndeshja e zhvilluar në “Porsuk Sport Salonu”, ka përfunduar me rezultatin 25-23.
Gorkem Biçer ishte më i dalluari te turqit me shtatë gola të shënuar, kurse te “Dardanët” u dallua Egzon Gjuka me gjashtë gola.
Kosova ndeshjen e ardhshme e luan të dielën (7 nëntor) ndaj Belgjikës në Prishtinë. /Gazeta Sinjali Sporti/