Kosova U20 (femrat) në basketboll sonte do të zhvillojnë takimin e tretë në FIBA Women’s Challanger që po mbahet në Shkup të Maqedonisë Veriore.
Vashat e Kosovës do të përballen me Rumaninë, ndeshje që zhvillohet nga ora 17:00.
Dardanet kanë pësuar dy humbje, nga Sllovakia dhe Luksemburgu, kurse Rumania ka një fitore ndaj Maqedonisë Veriore dhe një humbje nga Sllovakia.
Ndeshjen e fundit vashat e Kosovës U20 do ta zhvillojnë të dielën (nesër) nga ora 21:00 me Maqedoninë Veriore. /Gazeta Sinjali Sporti/