image Kosova parashihet të ketë rritjen më të madhe ekonomike në Ballkanin Perëndimor

Prodhime Vendore

Kosova parashihet të ketë rritjen më të madhe ekonomike në Ballkanin Perëndimor

news image

Sipas raportit të fundit të Bankës Botërore rritja globale ekonomike po ngadalësohet ndjeshëm përballë inflacionit të ngritur, normave më të larta të interesit, rënies së investimeve dhe çrregullimeve që ka shkaktuar pushtimi i Ukrainës nga Rusia.

Rritja e parashikuarsipas BB-së për Kosovën më 2023 është 3.7 për qind derisa në vitin 2024 pritet të jetë 4. 2 për qind, ndërsa për vitin e kaluar rritja e parashikuar ishte 3.1 për qind.

Ekonomia globale pritet të rritet për vetëm 1.7% në vitin 2023 dhe 2.7% në vitin 2024. Në vendet e Ballkanit Perëndimor pritet një rritje prej mesatarisht 2.5 për qind, krahasuar me parashikimin e më parshëm të rritjes prej 3.4 për qind, thuhet në raportin të fundit të Bankës Botërore, Perspektivat Ekonomike Globale.

/GazetaSinjali/