image Kosova paraqitet në ekspozitën e Japonisë me fotografitë e fotoreporterit të IndeksOnline

Fotografi

Kosova paraqitet në ekspozitën e Japonisë me fotografitë e fotoreporterit të IndeksOnline

news image

Me shkrepjet që po bën, fotoreporteri i IndeksOnline, Blerim Uka po vazhdon të njihet kudo në botë.

Së fundi imazhet e tij mahnitëse për Kosovën janë shfaqur në një ekspozitë në Tokio të Japonisë.

Këtë ekspozitë e ka organizuar Ambasada e Kosovës në Tokio së bashku me bashkinë Minato.

Për shkak të pandemisë COVID-19, Blerim Uka e kishte të pamundshme pjesëmarrjen në atë organizim të madh.

Përmes një shkrimi në Facebook, Blerim Uka tha se ndihet i nderuar për këtë mundësi.

Të dashur miq, Në Tokio të Japonisë, më 2 nëntor 2021, është hapur ekspozita me fotografitë e mia për Kosovën. Ambasada e Kosovës në Tokio së bashku me bashkinë Minato kanë organizuar një foto-ekspozitë për Kosovën në Tokio. Pasur parasysh se ky vit ishte vit i Lojërave Olimpike Verore Tokio2020, edhe karakteri i kësaj ekspozite është në këtë frymë – ‘Kosova, Sporti dhe Arritjet e Yjeve tona’.”

“Kjo ekspozitë përmban fotografi nga pjesëmarrja e sportistëve tanë në Xhudo (Rio 2016 dhe Tokio 2020), ku kanë bërë histori me fitoret e mëdha që i kanë dhuruar Kosovës. Ndihem jashtëzakonisht mirë për këtë mundësi, që përmes fotove që kam realizuar në Lojërat Olimpike t’i prezantojmë në rrafshin ndërkombëtar. Në këtë ekspozitë kam pasqyruar momentin historik për vendin tonë, shpalljen e pavarësisë. Gjithashtu, edhe të arriturat në futboll, si dhe prezantimin e bukurive natyrore të vendit tonë“, ka shkruar ai.

“Ambasada e Kosovës në Japoni dhe i Ngarkuari me Punë, Arbër Mehmeti, falënderojnë fotografin e njohur kosovar, Blerim Uka, fotot e të cilit po i shihni këtu dhe do të qëndrojnë në qendrën sportive të bashkisë Minato për dhjetë ditë radhazi”, thuhet në njoftimin e ambasadës kosovare në Japoni.

Disa nga fotografitë origjinale që po janë vendosur në atë ekspozitë:

/Gazeta Sinjali/