Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka reaguar pasi Kosova tash e 10 muaj ka mbetur pa Kryeprokuror të shtetit si dhe tash e 6 muaj pa Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.
Selmanaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se këto dy digastere të rëndësishme për luftimin e krimit dhe korrupsionit, tash e disa muaj udhëhiqen me ushtrues detyre.
Tutje deputeti i LDK-së ka thënë se në njërën anë Osmani abuzon me “afatin e arsyeshëm” për dekretimin, ndërsa në anën tjetër Kurti dhe Sveçla ende nuk po arrijnë ta gjejnë personin e “përshtatshëm” dhe të “qëndrueshëm” që do i shërbente me lojalitet atyre.
Postimi i plotë: