Janë publikuar statistika në lidhje me borxhin publik që kanë shtetet e Evropës.
E në renditjen e publikuar shihet se Kosova është një nga vendet Evropiane me më së paku borxh publik, transmeton Gazeta Sinjali.
Sipas të dhënave nga Ministria e Financave dhe Komisioni Evropian, shihet se Shqipëria e ka rritur borxhin publik me 13 pikë përqindje (pp) kurse Kosova me vetëm 2.4 pp.
Ndërsa, Serbia e ka rritur borxhin me 4.9 pikë përqindje, Maqedonia e Veriut me 11.5 pp, Mali i Zi me 1.6pp dhe Bosnja me 5.5pp.
Kështu, Kosova renditet në pozitën e 33-të sa i përket borxhit publik kurse Shqipëria renditet e gjashta.
Po ashtu, ekonomia në përgjithësi në Evropë sipas këtyre statistikave ka rënë për 5.5%.