image Kosova nis shtatorin me fitore të ngushtë ndaj Gjeorgjisë

Futboll

Kosova nis shtatorin me fitore të ngushtë ndaj Gjeorgjisë

news image

Kombëtarja e Kosovës u përball me Gjeorgjinë në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës, shkruan Sinjali Sport.

Dardanët arritën fitoren e parë në kuadër të këtyre eliminatoreve, me rezultat minimal 0-1.

Vedat Muriqi realizoi golin e vetëm në këtë takim, pas asistimit të Valon Berishës në minutën e 18-të.

Kosova bën pjesë në Grupin B të kampionatit botëror dhe pas dy humbjeve gjen pikët e para në Batumi, ndërsa Gjeorgjia ka një pikë.

Reprezentuesja kosovare të dielen e pret në “Fadil Vokrri”, kombëtaren e Greqisë.

/Gazeta Sinjali Sporti/