image Kosova në hendboll, zbulon listën e lojtarëve për ndeshjet me Turqinë dhe Belgjikën

Sporte të tjera

Kosova në hendboll, zbulon listën e lojtarëve për ndeshjet me Turqinë dhe Belgjikën

news image

Kombëtarja e Kosovës më 3 nëntor luan në udhëtim ndaj Turqisë, ndërsa më 7 nëntor e pret në Prishtinë Kombëtaren e Belgjikës. Në grupin e parë është edhe Greqia. Katër ndeshjet tjera Kombëtarja jonë i luan në janar të vitit të ardhshëm.

Ka emra të rinj në Kombëtare, por baza mbetet ajo që ishte ciklin e kaluar kualifikues, kur Kosova arriti rezultate të mira. Janë ftuar Agon Bajqinovci i Prishtinës, Florian Rexha i Vëllaznimit dhe Shaban Zogaj i Aalborgut danez. Ndërsa janë kthyer lojtarë si Florim Hoxha, Enis Kabashi, Flamur Gërbeshi e Mursel Mehmeti.

Synimi për këto kualifikime është i qartë – njëri prej dy vendeve të para në grup dhe avancimi tutje.

Lista e lojtarëve

Agon Bajçinovci (KH Prishtina)

Kastriot Jupa (KH Besa Famgas)

Florim Hoxha (SV Anzing)

Enis Kabashi (TG Landshu)

Valon Dedaj (HSC Kreuzlingen)

Flamur Gërbeshi (IFK Karlskrona)

Drenit Tahirukaj (HSC Kreuzlingen)

Deniz Terziqi (KH Besa Famgas)

Arbios Mushkolaj (KH Besa Famgas)

Luigj Quni  (GCmicitia Zürich)

Drilon Tahirukaj (KH Deçani)

Lulëzim Shabani (KH Prishtina)

Haris Berisha (HSC Kreuzlingen)

Florian Rexha (KH Vëllaznimi)

Mursel Mehmeti (KH Besa Famgas)

Bujar Ramosaj (HSC Kreuzlingen)

Jon Muqolli (KH Besa Famgas)

Rron Ramadani (KH Prishtina)

Egzon Gjuka (KH Besa Famgas)

Shaban Zogaj (Qalborg Handbold)

/Gazeta Sinjali Sporti/