image Kosova ndryshon listën për ndeshjet e nëntorit

Futboll

Kosova ndryshon listën për ndeshjet e nëntorit

news image

Kombëtarja e Kosovës ka vepruar në formë të habitshme, duke fshirë listën që publikoi më herët, për ta përditësuar sërish pas pak orësh, me disa risi të reja.

Nga lista e mëhershme figurojnë dy ndryshime në gjenezë. Pra, mungon Toni Domgjoni, mesfushori i Vitesse, ndërsa në vend të tij është ftuar ish-përfaqësuesi i Kosovës U21, Eris Abedini, që është lojtar i Winterthur në Zvicër.

Njashtu, në listë janë shtuar edhe dy futbollistë të tjerë. Fjala është për Ermal Krasniqin dhe një tjetër lojtar që më herët ishte pjesë e shpresave të Kosovës, Kreshnik Hajrizi, pjesë e Luganos.

Lista 1
Lista 1

Kosova dy miqësoret e saj do t’i luajë në datat 16 dhe 19 nëntor në “Fadil Vokrri”, kundër Armenisë, gjegjësisht Ishujve Faroe.

/GazetaSinjaliSport/