image Kosova ndihmon Kroacinë me 100 mijë euro për shkak të tërmetit

Kosovë

Kosova ndihmon Kroacinë me 100 mijë euro për shkak të tërmetit

news image

Qeveria Republikës së Kosovës ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, për ndarje të mjeteve financiare në shumën prej 100 mijë euro, për mbështetjen e Republikës së Kroacisë, pas tërmetit që ka goditur këtë vend, shkruan Gazeta Sinjali.

Me këtë vendim, Qeveria e Republikës së Kosovës, rreshtohet përkrah shteteve solidare të cilat po e ndihmojnë Republikën e Kroacisë, në sanimin e dëmeve që ka shkaktuar tërmeti.

“Qeveria e Republikës së Kosovës edhe në këtë rast shpreh zotimin dhe gatishmërinë që të ndihmojë qytetarët dhe institucionet e Republikës së Kroacisë në tejkalimin e situatës së rëndë me të cilën po përballen, pas tërmetit i cili ditë më parë goditi këtë vend”, thuhet në njoftimin nga Zyra e Kryeministrit.

/Gazeta Sinjali/