Mali i Zi ishte rivali i radhës për Kombëtaren e Kosovës në Hendboll në rrugën drejt kualifikimeve për në Kampionatin Evropian.
Në këtë sfidë e cila ishte shumë e rëndësishme për të dy kombëtaret dhe e cila u zhvilluan në Palestrën e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë, triumfues doli Mali i Zi që shënoi fitore me rezultat 27 – 22.
Kjo humbje i minimizon shanset që Kosova ta realizojë ëndrrën e madhe për kualifikim në Kampionatin Evropian para ndeshjes së fundit me liderin e grupit dhe nënkampionin e Evropës Suedinë e cila zhvillohet më datën 2 maj./Gazeta Sinjali Sporti/