Kombëtarja e Kosovës luajti sot një miqësore me Jordaninë, shkruan Sinjali Sport.
Dardanët si nikoqir në Prishtinë në arenën “Fadil Vokrri” u mposhtën me rezultat të pastër 0-2.
Baha Faisal dhe Hamza Al Daradreh i realizuan golat për mysafirët.
Kosova e dominoi takimin, por kundërsulmet dhe mbrojtja e fortë e Jordanisë nuk e lejoi që të shënojë.
Kjo ishte ndeshja e parë që e zhvilloi Kosova në këtë muaj, derisa do luajnë edhe ndaj Greqisë në duelin e fundit kualifikues për botëror, ku i ka humbur gjasat për kualifikim.
Reprezentacioni i jonë u udhëhiq nga selektori i përkohshëm Primozh Gliha. /Gazeta Sinjali Sporti/