image Kosova mëson kundërshtarët e kualifikimeve për “Euro 2022” në futsall

Sporte të tjera

Kosova mëson kundërshtarët e kualifikimeve për “Euro 2022” në futsall

news image

Përfaqësuesja e Kosovës në futsall, i ka mësuar kundërshtarët për kualifikimet e kampionatit evropian që do të mbahet në vitin 2022 në Holandë.

Në shortin e tërhequr në Nyon të Zvicrës është caktuar që Kosova të jetë pjesë e Grupit F dhe për kundërshtarë do të ketë: Gjeorgjinë, Gjermaninë dhe Austrinë.

Ndeshjet e rrethit të parë kualifikues për evropianin e vitit 2022 do të mbahen në Gjeorgji prej datës 29 janar deri më 2 shkurt të vitit të ardhshëm.

Javën e shkuar Kosova në futsall i mbylli kualifikimet për botërorin 2020 në kuadër të rrethit të dytë kualifikues.