image Kosovës i shtohen edhe tri parti

Kosovë

Kosovës i shtohen edhe tri parti

news image

Tri subjekte politike pritet t`i shtohen sot skenës politike të Kosovës.

Ato kanë parashtruar kërkesën për regjistrim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Bëhet fjalë për Iniciativën Politike “Partia Balliste”, Partinë Euroatlantike të Kosovës të udhëhequr nga deputeti Milaim Zeka dhe Partinë Demokratike të Diasporës”.

KQZ, nën kryesimin e Valdete Dakës, do t`i shqyrtojë këto kërkësa gjatë mbledhjes që do të nisë sot, prej orës 10:00.

Në këtë takim, pritet të diskutohet edhe lidhur me rastet për Prokurorinë e Shtetit për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Kosovës 2017.

Kuvendi i Kosovës do të shpërbëhet më 22 gusht ndërsa zgjedhjet e parakohshme parlamentare pritet të mbahen, më së largu, deri në javën e parë të tetorit. /Sinjali/