Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka realizuar fitore në debutimin e garave ndërkombëtare, shkruan Sinjali Sport.
Dardanet e mposhtën Qipron me rezultat të ngushtë 70:68.
Kjo ishte fitorja e parë e Kosovës në kuadër ta garës së FIBA-s, për shtet e vogla.
Amerikania e natyralizuar, Alex Tolefree, i ka siguruar Përfaqësueses së Kosovës në basketboll fitoren në ndeshjen e parë ndërkombëtare.
Tolefree ishte edhe më e dalluara te Kosova, pasi ndeshjen e mbylli me 22 pikë, tetë kërcime e dy asistime. Me lojë të mirë te Kosova, u veçuan edhe Saranda Daci që regjistroi “double-double” me 16 pikë e 15 kërcime derisa Arbnore Përquku shtoi 13 pikë dhe bëri shtatë asistime.
Në anën tjetër, te Qipro më efikasja ishte Stavroula Koniali me 24 pikë e dhjetë kërcime. Basketbollistet seniore të Kosovës për herë të parë paraqiten në garat zyrtare.
Ndeshjen e radhës, Kosova e luan të mërkurën kundër Luksemburgut. Dy vendet e para në grup, avancojnë në gjysmëfinale të këtij turneu derisa vendi i tretë luan në garën për plasman. /Gazeta Sinjali Sporti/