image Kosova e gatshme për Suedinë, mbaron seancën stërvitore, flasin Shala dhe Hadërgjonaj

Futboll

Kosova e gatshme për Suedinë, mbaron seancën stërvitore, flasin Shala dhe Hadërgjonaj

news image

Kosova ka vazhduar me stërvitje në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet kundër Suedisë dhe Gjeorgjisë, të cilat zhvillohen më 8 tetor, përkatësisht më 12 tetor.

Seanca e sotme stërvitore u mbajt në mesditë në Kompleksin e FFK-së në Hajvali, e ku përzgjedhësi Challandes dhe stafi i tij punuan në shumë segmente të lojës, veçmas në lojën nën presion dhe tranzicion të shpejtë, duke pasur parasysh ritmin e lartë të lojës të cilin e aplikon kundërshtari i radhës.

Gëzon fakti që të gjithë futbollistët janë në gjendje të mirë dhe të gatshëm për duelin me suedezët, gjë të cilën e shprehën pas stërvitjes në deklaratat e tyre edhe Herolind Shala dhe Florent Hadërgjonaj.

“Stërvitjet po shkojnë mirë. Atmosfera në Kombëtare gjithmonë është shumë e mirë dhe të gjithë jemi të kënaqur dhe po e presim me padurim ndeshjen me Suedinë.

Suedia është një ekip me shumë cilësi, por mendoj se mund t’i befasojmë dhe kemi mundësi të marrim pikë. E dimë se Dardanët gjithmonë i kemi mbrapa vetes dhe shpresoj të vijnë sa më shumë dhe besoj se do t’i bëjmë krenarë”, ka theksuar Shala.

Ndërkaq, Hadërgjonaj ka thënë se i njohin cilësitë e suedezëve, por si në çdo ndeshje tjetër hyjnë për fitore. “Besoj se tri ndeshjet e shtatorit kanë qenë shumë të mira dhe kemi bërë hapa përpara. Veten po e ndjej mirë dhe shpresoj se i gjithë ekipi do të vazhdojmë me paraqitje të mira.

Të shtunën presim fitore si gjithmonë dhe po përgatitemi bukur mirë për këtë ndeshje. E dimë se çka na pret në Suedi, sepse kanë kualitet, por e njohim si kundërshtar“.

/Gazeta Sinjali Sporti/