Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll e ka mbyllur sot (e diele) fazën e dytë kualifikuese për “Euro 2022”, raporton Sinjali Sport.
Në Alingsas të Suedisë, reprezentuesit tonë janë përballur me nënkampionen në fuqi të botës, Suedinë.
Suedia me lojë të shpejtë dhe të fortë në mbrojtje ka arritur te fitorja me rezultat të thellë 39:16.
Vendasit herët filluan shkëputjen në rezultat dhe epërsia e tyre sa shkonte e rritej.
Dardanët përkundër përpjekjeve maksimale kanë pasur telashe për të thyer mbrojtjen e fuqishme të Suedisë dhe për të ndalur sulmet e shpejta të suedezëve. Valon Dedaj e Luigj Quni ishin më efikasët te Kosova me nga 4 gola.
Te Suedia më efikasi ishte Niclas Ekberg me 9 gola.
Humbja në Suedi megjithatë nuk zbeh një kampanjë të suksesshme të Përfaqësueses tonë. Fitorja historike me Rumaninë dhe barazimi në Prishtinë me këtë Kombëtare, janë hap i rëndësishëm për Kosovën.
Ndërkohë kemi zhvilluar edhe dy ndeshje të forta me Malin e Zi. /Gazeta Sinjali Sporti/